Aktualitet

Bëhet nënë! Ashley Graham e jep lajmin në mënyrë më të thjeshtë e të bukur

Bëhet nënë! Ashley Graham e jep lajmin në mënyrë

Ashley Graham u bë nënë për herë të parë! Modelja bëri publik lajmin ndryshe nga ‘klishetë’ që jemi mësuar të shohim në rrjetet sociale, me një foto të dorës apo këmbës së të sapolindurit.

Në një sfond të zi ajo shkroi në Insta Story: “Në orën 18:00 të shtunën jetët tona ndryshuan për mirë. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme”.

Pak muaj më parë Ashley dha lajmin se ajo dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin prisnin një djalë. Deri më tani s’ka emër të bërë publik!/ Tiranapost.al