Aktualitet

Bebe Rexha pjesë e Grammy Awards dhe jo si e nominuar

Bebe Rexha pjesë e Grammy Awards dhe jo si e nominuar

Mbrëmjen e kësaj të diele në Grammy Awards do jetë edhe një këngëtare shqiptare, por jo si e nominuar. Bebe Rexha e ka dhënë lajmin përmes një postimi në Instagram dhe tregon se do jetë atje si e ftuar speciale për të ndarë një çmim.

View this post on Instagram

Excited to be sharing this night with my extremely talented peers this year at the Grammys ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Zakonisht, kjo është një detyrë që u jepet personaliteteve të një fushe dhe mund të konsiderohet një vlerësim edhe më i madh se sa vetë nominimi apo kupa në një prej kategorive. Kështu që Bebe ka dalë e fituar nga ky event i rëndësishëm pa shkuar akoma.

Kush dëshiron të ndjekë këtë mbrëmje speciale do t`i duhet të qëndrojë zgjuar natën e 27 janarit. Me orën tonë lokale Grammy nis në 02:00 të mëngjesit.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije