• Shqip
  • English
  • E diel, 8 Dhjetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Lifestyle Showbiz Të gjitha TIP top

    Bebe Rexha do përmbushë amanetin e djalit të familjes nga Bubqi


    Bebe Rexha mbërriti dje në Shqipëri dhe mori përsipër të ndërtojë nga e para shtëpinë e Musait, një zotërie në Bubq që ka pas një dramë të madhe familjare. Vajza e shtëpisë ishte ndarë nga jeta, kishte lënë pas dy fëmijë që jetojnë me Musain.

    View this post on Instagram

    @beberexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke. Bekimin e tgjithve ke @beberexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. 🙏🙏🙏. Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte. Lavdia e Zotit. Amen.

    A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

    Pak kohë pas vdekjes së saj, djali i shtëpisë i kish premtuar të atit para se të ikte në Itali: Herën tjetër që do vij, do bëjmë shtëpinë e re në fshat, në Bubq. Një muaj më vonë ai erdhi, por pa jetë, duke mos e përmbushur premtimin. Premtim që sot do ta kryejë Bebe Rexha.

    *Ky post u realizua nga Fabjola Hije

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post