• Shqip
  • English
  • E premte, 19 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Botë Te gjitha

    BE sërish thirrje Kosovës: Të paktën pezulloni taksën ndaj Serbisë


    Brukseli ka ripërsëritur thirrjen për Kosovën për të hequr taksën ndaj Serbisë. Komisioneri për Zgjerim në BE, Johannes Hahn i ka kërkuar presidentit Thaçit heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut.

    “Takim i mirë me Presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu Serbia-Kosovë të rinisë shumë shpejt, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë përsërita qëndrimin e Bashkimit Evropian se taksa që e ka vendosur Kosova duhet të paktën të pezullohet”, ka shkruar Hahn./Tiranapost/A.C