• Shqip
  • English
  • E premte, 22 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • My Albania Politikë Të gjitha

    ‘BE përcolli një mesazh të keq për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por ne do i bindim t’i thonë PO negociatave’


    ‘Nëse shtyhet gjatë vendimi për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të përcillte një mesazh negativ në të gjithë rajonin  e Ballkanit Perëndimor’.

    Kështu tha ndihmës/sekretari amerikan dhe i dërguari i posaçëm i Amerikës për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Mattheë Palmer, gjatë konferencës pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

    E konsideroi vendimin e KE për Jo-në e negociatave një gabim historik dhe shtoi se Amerika mbështet perspektivën evropiane të BP-së dhe se do bëjë gjithçka që ka në dorë për të bindur BE që të ndryshojë mendim para takimit të liderëve në maj, në samitin që do mbahet në Zagreb.

    Për takimin me Vuçiç, Palmer tha se biseduan për situatën politike në Serbi por edhe në rajon, duke shtuar se ajo që ka rëndësi është dialogu Kosovë-Serbi.

    Ndërsa presidenti serb tha se së shpejti, në dy ose tre muaj, do të bëhen të ditura kushtet për vazhdimin e dialogut, për të iclat shpreson se do çojë në një zgjidhje kompromisi.

    Nga takimi me Palmer, Vuçiç thotë se doli i kënaqur pasi kanë biseduar për të gjitha çështjet.

    “Ne jemi të vendosur të gjejmë zgjidhje që do të mundësojnë marrëdhënie më të mira midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe një qasje konstruktive dhe kthimin e  dialogut me Kosovën”, tha në fund Vuçiç./ European Western Balknas/ Tiranapost.al. E.B

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post