• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 18 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Rajoni Të gjitha

    BE nuk është në një mendje për negociatat me Maqedoninë e Veriut


    Vendet e BE-së deri më tani nuk janë pajtuar për t’i dhënë “ok” hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ishte presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, i cili bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me kryeministrin Zoran Zaev.

    “Unë e di se disa shtete anëtare kanë disa shqetësime. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’i bindur ato “, tha Juncker.

    Juncker theksoi se Komisioni e ka bërë të qartë se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet e mundshme dhe se tani i mbetet Këshillit të BE-së që të mbajë pjesën tjetër të premtimit.

    “Hapja e negociatave është një garanci unike për ruajtjen e stabilitetit të brendshëm dhe një impuls reformash në Maqedoninë e Veriut, me efekte pozitive në të gjithë rajonin”, tha nga ana tjetër Zaev.

    Debati i parë në këtë drejtim do të mbahet më 18 qershor, por nuk ka garanci se do të merret një vendim përfundimtar./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690