Lajme nga Bota

BE i fal shkeljet Iranit, vetëm të frenojë prodhimin e uraniumit dhe të mos ikë nga marrëveshja

BE i fal shkeljet Iranit, vetëm të frenojë prodhimin e uraniumit

Bashkimi Europian në përpjekje për të mbajtur Iranin së daluri jashtë kontrollit me rritjen e prodhimit të uraniumit që përdoret edhe për raketa bërthamore apo bomba atomike, një lëvizje pas tensioneve në rritje me Amerikën, ku kjo e fundit i vendosi sanksione të tjera dhe paralajmëroi se do të tërhiqej nga marrëveshja.

Image result for iran nuclear deal

Shefja e politikës së Jashtme, Federica Mogherini ka deklaruar se shkeljet e fundit të Iranit me rritjen e prodhimit të uraniumit, ( shkeljen e marrëveshjes 2015) nuk do të merren në konsideratë, por në vend të kësaj Irani duhet të ndryshojë veprimet.

Image result for iran nuclear deal

“E ftojmë Iranin të ndryshojë dhe të kthehet në përputhje të plotë me marrëveshjen”. Irani pretendon se thjesht po iu përgjigjet sanksioneve të vendosura nga Amerika, që kur u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja. Tensione ka pasur edhe në Angli, pasi autoritetet britanike konfiskuan një tanker naftë këtë muaj, pasi dyshohet se Irani e bëri këtë në Siri në shkelje të vendosjes së sanksioneve. Por Irani vazhdon të mohojë akuzat.

Image result for iran nuclear deal

Marrëveshja afatgjatë bërthamore e parashikon qartë se Irani duhet të kufizojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike, por Amerika vazhdon më tej me dënimet, por ndoshta edhe provokimet. BE gjithsesi vazhdon përpjekjet për të qetësuar situatën dhe të ulë tensionet./ Artikulli i marrë nga BBC/ Për Tiranapost.al E.B