Politikë Te gjitha

BE: “Hetime të cekëta”. Prokurori i Tahirit: Europianët duan të prishin imazhin tonë


Besim Hajdarmataj, drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ka nisur një hetim ndaj Sajmir Tahirit bazuar në “raportimet e mediave”, është kritikuar edhe më parë nga misioni ndërkombëtar i BE-së për ligjet në Shqipëri, për mungesë thellimi në hetimet e tij.

Sot në Komisionin e Mandateve, Hajdarmataj pranoi se kërkesa për arrestim bëhej sepse ai kishte formuar bindjen që “Tahiri ishte pjestar i grupit kriminal, nisur nga raportimet e shtypit”.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që 45-vjeçari Hajdarmataj urdhëron arrestimin e dikujt, pa pasur prova konkrete, shkruan Lexo.al.

Misioni “Pameca” i Bashkimit Europian, në një raport të publikuar nga “TV Klan”, fajëson Prokurorinë e Krimeve të Rënda për neglizhencë në të paktën tre raste të tjera.

Sipas tyre, ka qenë i paarsyetuar në ligj kërkesa e pezullimit që Prokuroria dërgoi për drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Haki Çako. Njëkohësisht, ky institucion urdhëroi arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, pa prova të mjaftueshme për këtë.

Gjithashtu, ky raport thotë se Prokuroria e Krimeve të Rënda gaboi taktikisht, duke urdhëroi arrestimin e parakohshëm të Shullazit, gjë që vendosi në rrezik të gjithë procesin hetimor pasi ende nuk ishte grumbulluar provat e nevojshme kundër tij.

Për të gjithë këto akuza, Hajdarmataj është përgjigjur përmes një shkrese, në të cilën e konsideron si të pavlefshëm raportin e “Pameca”-s dhe akuzon misionin e Bashkimit Europian për dëmtimin e reputacionit të Prokurorisë.

Raporti origjinal në – http://tvklan.al/prokuroria-raporti-i-pameca-ka-demtuar-hetimet/

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *