Aktualitet Te gjitha

BBC: Shqiptarët me bunkerët, njësoj si londinezët me kabinat e kuqe telefonike


Bunkerët në Shqipëri vijojnë të tërheqin vëmëndjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi BBC, i ka kushtuar një tjetër artikull vendit tonë dhe bunkerëve të ndërtuar në komunizëm.

Media prestigjioze është fokusuar në atë që e quan metamorfoza e bunkerëve.

“Fotograf Robert Hackman ka realizuar një libër me fotografi ku dokumenton shumë bunkerë që u ndërtuan në Shqipëri midis viteve 1975 dhe 1989 mes frikës nga Lufta e Ftohtë”, thuhët në artikullin e BBC.

BBC shkruan se ka mbi  500,000 bunkerë në Shqipëri dhe shumica janë konvertuar në kafene, shtëpi, restorante, pishina, ura dhe depozita uji.

Fotografi Hackman e ka emërtuar librin e tij “Metamorfoza” për të dëshmuar ndryshimin që kanë pësuar bunkerët që u ndërtuan me argumentin për t’i bërë ballë një pushtimi.

Hackman thotë: “Fabrikat e betonit në çdo komunë filluan ndërtimin e bunkerëve 24 orë në ditë, çdo ditë të vitit nga viti 1976 deri në vitin 1989”.

“Një inxhinier i fushës, përgjegjës për ngritjen e bunkerëve, më informoi se ai punoi 10 orë në ditë, çdo ditë për tetë vjet”

Në artikull shkruhet se shqiptarët janë mësuar me prezencën e bunkerëve, “njësoj si një londinez me kabinat e kuqe telefonike apo një njujorkez me taksitë e verdha”./Marrë nga BBC/Copyright/ Tiranapost/A.C