Aktualitet

BBC shkruan për zgjedhjet vendore që po mbahen tek ne: Basha nën presionin ndërkombëtar

BBC shkruan për zgjedhjet vendore që po mbahen tek ne: Basha nën

Agjencia e lajmeve BBC ka publikuar një artikull për zgjedhjet që mbahen ditën e sotme. I cilëson si zgjedhje që realizoheshin para vitit 1990.

BBC shkruan se Rama ka bërë një fushatë ‘të vështirë’ për këto zgjedhje pasi socialistët garojnë pothuajse me asnjë kandidat të së djathtës.

Opozita ka bojkotuar parlamentin dhe zgjedhjet vendore, por liderët nxisin militantët të ruajnë qetësinë dhe të mos shkaktojnë trazira.

Për presidentin Meta, BBC shkruan se presidenti ka nxjerrë një dekret duke shtyrë datën, por kryeministri Rama nuk e njeh këtë datë dhe tashmë e fajëson (dikur aleatë).

Prej muajsh opozita ka zhvilluar protesta duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të parakohshme. Procesi i votimit ka filluar, por kritikët thonë se nuk do të njihen. Disa kryebashkiakë të djathtë kanë përdorur kompetencat për të ndaluar ndërtesat publike që të kthehen në qendra votimi siç janë shkollat.

Nga ana tjetër Lulzim Basha, ka qenë nën presionin ndërkombëtar që të frenojë militantët nga ushtrimi i dhunës.  Kryeministri Rama është 'tallur' me të, me presidentin dhe gruan e presidentit, e cila drejton partinë LSI./ Tiranapost.al. E.B