• Shqip
  • English
  • E diel, 17 Nëntor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Bayerni rrezikon planet e Arsenalit për Yannick Carrasco


    Bayern Munichu i ka vënë në rrezik planet e Arsenalit për transferimin e sulmuesit të Dalian Yifang, Yannick Carrasco.

    Topçinjtë janë lidhur me transferimin e belgut, i cili pranoi në javën e kaluar se ishte pranë arritjes së marrëveshjes.

    Mirëpo, Bild raporton se Bayerni po hyn në garë për shërbimet e lojtarit, i cili vlen rreth 25 milionë funte (28 milionë euro).

    Zgjedhja e parë e bavarezëve është anësori i Manchester Cityt, Leroy Sane, mirëpo klubi anglez kërkon 90 milionë funte (101 milionë euro) për shërbimet e tij.

    Nëse nuk arrin ta paguajë shumën e kërkuar për reprezentuesin gjerman, atëherë Bayerni do ta paguajë shumën e kërkuar nga klubi kinez, Dalian Yifang, për ish-lojtarin e Atletico Madridit. /XH.K

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post