• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Bayern Munich tenton transferimin e Coutinhos


    Barcelona është duke e kërkuar me ngulm shitjen e Philippe Coutinhos në këtë afat kalimtar.

    Skuadra katalunase është e zhgënjyer me formën që ka treguar gjatë një viti e gjysmë anësori brazilian, andaj po tentojnë shitjen e tij.

    Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Bayern Munich ka bërë kontaktet e para me përfaqësuesit e Coutinhos për një transferim  të mundshëm nga Blaugranasit.

    Gjigantët nga Bundesliga po e kërkojnë më ngulm transferimin e mesfushorit ofanziv, pasi në fund të sezonit të kaluar kanë humbur shumë lojtarë të rëndësishëm.

    Nga Allianz Arena u larguan lojtarët si Arjen Robben dhe Franck Ribery, andaj Bavarezët e duan zëvendësimin e tyre.

    Bayerni është afër kompletimit të transferimit të Ivan Perisicit nga Interi, që tashmë i ka kompletuar testet mjekësore dhe pritet vetëm zyrtarizmi.

    Nga ana tjetër, skuadra gjermane do të tentojë ta transferojë edhe Coutinhon për krahun e majtë dhe ta kompletojë fazën e sulmit për sezonin e ri. /XH.K