SPORT

Bayern Munich po kërkon tashmë një zëvendësues për James Rodriguez

James Rodriguez është i qartë: dëshira e tij është që të kthehet te Real Madridi. Kontrata e transferimit me Bayern Munich nuk përfundon deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, por drejtuesit e klubit gjerman tashmë e dinë që lojtari dëshiron të veshë përsëri fanellën e bardhë, kështu që po kërkojnë zgjidhje në merkato për të zëvendësuar rikthimin përfundimtar të kolumbianit në “Bernabéu”.

Ky është një treg mjaft i tipik transferimi në entitetin bavarez, pasi deri më tani pasqyra e tij e të ardhurave flet për një bilanc pozitiv prej 40 milionë eurosh, të arkëtuara nga shitja përfundimtare e Douglas Costa te Juve. Nuk është se pas kësaj lëvizjeje, bavarezët nuk kanë nënshkruar me lojtarë të tjerë, por fakti është se deri më tani të gjitha përforcimet kanë arritur me kosto zero.

Menaxhmenti i sporteve të Bayernit ka kërkuar një lojtar, që mund të ofrojë përfitime të ngjashme me ato, që kolumbiani ka vënë në fushë sezonin e kaluar, sa luajti në “Allianz Arena”. Ky është kushti që ka vënë Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, i cili ka qenë kohët e fundit në Mynih për të negociuar kthimin e mundshëm të James në Madrid.

Nuk është çështja e parave që mund ta ndante James nga klubi i bardhë. Kontrata e huazimit nuk përfundon edhe për dymbëdhjetë muaj, por situata ka ndryshuar pas lamtumirës së Zidane. Ajo që ishte e zezë është bërë e bardhë dhe të dyja palët, klubi dhe lojtari duan të ribashkohen me fatin e tyre. /XH.K