• Shqip
  • English
  • E shtunë, 24 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Bayern ka marrëveshje për Perisic, mesfushori do të kalojë të mërkurën tek bavarezët


    Bayern Munichu ka arritur marrëveshje me Interin për transferimin e mesfushorit kroat, Ivan Perisic – raporton Sky Germany.

    Kreu i Nerazzurrëve, Steven Zhang, e ka aprovuar transferimin, ashtu që pritet që lojtari të arrijë marrëveshje për kushtet personale me bavarezët.

    Sipas TZ, Perisic pritet t’i fillojë stërvitjet me klubin e ri që të mërkurën, pasi tashmë dy klubet kanë arritur marrëveshje për transferimin.

    Ai do të kalojë në Allianz Arena në formë huazimi njëvjeçar dhe për këtë shërbim, Bayerni do të paguajë pesë milionë euro.

    Në fund të sezonit, klubi gjerman do ta ketë opsionin e blerjes së tij për 20-25 milionë euro. /XH.K