• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Bayern gjen pasuesin e “Robbery”, Perisic kryen vizitat mjekësore


    Pritjes po i vjen fundi. Ivan Perisic do të jetë një lojtar i Bayern Munich.

    Kroati ka udhëtuar drejt Gjermanisë mbrëmjen e djeshme dhe sot në mëngjes i është nënshkruar vizitave mjekësore përpara se të hedh të zezën mbi të bardhë në kontratën me bavarezët.

    Pas testeve, Perisic premtoi se do të bëj gjithçka për kampionët e vendit.

    “Kam kaluar vizitat mjekësore. Do të bëj çmos!“-tha 30 vjeçari për “Bild”

    Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Wolfsburg do të kalojë në formulën e huazimit në “Allianz Arena” nga Interi. Për huazimin e tij, Bayern do derdh 5 milionë euro në arkat e zikaltërve, me mundësi shlyrjen e 20 milionë euro të tjera në verën e ardhshme.

    Anësori pritet të plotësojë vendin e lënë bosh nga Franck Ribery dhe Arjen Robben, që i kanë dhënë lamtumirë Bayern në fund të sezonit të fundit. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]