• Shqip
  • English
  • E martë, 18 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Kryesore Politikë Të gjitha Video

    Batutat e shkëmbyera mes Ermal Mamaqit dhe Edi Ramës


    I ftuar sot në emisionin ‘Xing me Ermalin’ në TV Klan është kryeministri, Edi Rama. Nga statuset e mëparshme të Ermalit në rrjetet sociale që ai menaxhon, ai na ka treguar se sot priten të qeshura ‘me lot’ nga biseda mes tij dhe kryeministrit.

    Rama quan edhe Ermalin kazan mediatik
    “Kazan mediatik apo jo kazan mediatik”, ishte intervista që i bëri Arjan Çani kryeministrit Rama, kur ishte i ftuar në ‘Zonë e Lirë’. Teksa i rreshtoi disa prej moderatorëve politikë, dhe jo vetëm, Rama i quajti pothuajse të gjithë kazanë mediatik. Por sot ai iu drejtua edhe Ermal Mamaqit, në emisionin e tij “Xing me Ermalin”, duke i thënë: Kam kohë pa të takuar, por po më dukesh komplet kazan mediatik”.
    Meqënëse është një emision humori, le të mendojmë se ndoshta Rama ia ka thënë me shaka Ermalit këtë, ose ndoshta edhe jo… Ermali futet në çadër, për të dalë që aty ka disa kërkesa për Ramën Rama: Ishe në çadër, mos bëj sikur nuk ishte? Ermali: Isha e hëngra dhe një tullumbë. Rama: Sa pashë që Reali kishte dalë me mavi, thashë na rrafi9i referohet ndeshjes me Juventusin). Ermali i tregon një video të montuar, duke i thënë se janë prova që ti (kryeministri Rama) je me Realin. Pasi sheh videon, Rama i thotë: Kjo qenka si fotoja e Bashës me Trumpin.

    Ermali i ka bërë edhe një pyetësor Ramës për të parë se çfarë kushtesh do të pranonte për të dalë nga çadra.

    Ermali: Nuk dua të paguaj taksa.

    Rama: Vdis në cadër

    Ermali: Dua pishinë plot me lek Rama nuk përgjigjet

    Ermali: Dua që Presidenti Nishani të më bëjë dhe mua mjeshtër të madh të punës

    Rama:Jam dakord, e meriton dil nga çadra

    Ermali: Dua të më zgjojë dikush çdo mëngjes duke më kënduar dikush “Me gusta la gazolina”

    Rama: Ti e këndon më mirë vetë, këshgtu që ja këndo vetes çdo mëngjes.

    Ermali:Dua që bulevardi të quhet Ermal Mamaqi

    Rama: Do flasim me Xhelal Mziun