Aktualitet

Batuta për motin me Shefin e NATO-s: I kërkova ndjesë...

Batuta për motin me Shefin e NATO-s: I kërkova ndjesë...

Moti vazhdon të na surprizojë, jemi në datë 2 qershor por reshjet e shiut vijojnë, po ashtu edhe temperaturat në ulje që nuk favorizuan qytetarët të shkojnë në bregdet. Gjatë fjalimit që kryeministri Rama mbajti para se të merrte fjalën Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i tha se i kishte kërkuar ndjesë për motin, por sipas Ramës me një mot të tillë shefi i NATO-s do jetë mësuar dhe ndoshta do jetë ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.

I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit, por dhe mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji, tha kryeministri Rama.

Fjalën hyrëse të tij të plotë e lexoni si më poshtë:

Vizita e sekretarit të Përgjithshëm përkon edhe me vitin e 10 vjetorit të anëtarësimit tonë në NATO dhe po ashtu është një afirmim i vëmendjes dhe kujdesit ndaj Shqipërisë dhe ndaj rajonit. Kemi diskutuar për aspektet e bashkëpunimit dhe kontributet tona brenda NATO-s. Më vjen mirë që kemi ndarë edhe përshtypjen se forcat tona të armatosura kudo që kanë kontribuar kanë shfaqur cilësi të spikatura profesionale dhe nga ana tjetër kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të plotësimit të një kushti themelor për gjithë vendet anëtare të NATO-s, kontributin buxhetor për mbrojtjen. Dua ti përcjell me këtë rast edhe publikisht, edhe personalisht familjeve të dy dëshmorëve tanë në misionin e NATO-s në Letoni edhe faktin e shprehjes së drejtpërdrejtë të ngushëllimeve dhe mirënjohjes nga ana e Stoltenberg, Ishte një ngjarje tejet e rëndë për familjet, për familjen e madhe të forcave të armatosura dhe vendin tonë, por në të njëjtën kohë edhe një moment reflektimi lidhur me sakrificat e FA dhe vlerën e paçmuar të kontributit tonë në NATO. Me Sekretarin diskutuam edhe për politikën që po kalon vendi ynë qoftë në aspektin e marrjes së rekomandimit pozitiv pa kushte për negociatat qoftë edhe për konfliktin politik që nuk i shërben vendit dhe as procesit të mëtejshëm të vlerësimit të vendin në raport me rekomandimin, në fund dua ta falenderoj shefin e NATO-s. I kam kërkuar ndjesë për motin jo tipikisht të Shqipërisë dhe Tiranës në këtë fazë të vitit, por dhe mbase duke ardhur në një ditë me re dhe shi është ndjerë si në shtëpinë e tij në Norvegji.

Kryemnistri Rama në konferencë live me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. / Tiranapost.al. E.B