• Shqip
  • English
  • E hënë, 23 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Sport Të gjitha

    Batshuayi drejt rikthimit në Ligue 1


    Edhe pse mendohej se do të luftonte për një fanellë titullari te Chelsea, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh.

    Sulmuesi belg, Michy Batshuayi pritet të largohet nga londinezët në drejtim të Ligue 1.

    Në fakt mund të jetë një rikthim për belgun në elitën e futbollit francez ku më parë ka veshur fanellën e Olympique Marseille.

    Monaco është skuadra që ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit.

    L’Equipe ka bërë të ditur se ish-finalistët e Ligës së Kampionëve kanë ofruar 30 milionë euro te Chelsea për ta marrë lojtarin.

    Chelsea është duke menduar ta shes lojtarin, pasi trajneri Frank Lampard beson më shumë te dyshja Abraham – Giroud.

    Kujtojmë që prej transferimit te Chelsea, Batshuayi ka qenë i huazuar në tri skuadra si Borussia Dortmund, Valencia dhe së fundmi Crystal Palace. /XH.K

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690