Kosova

Baton Haxhiu: Janë idiotë ata që gjykojnë shkëmbimin e territoreve për një arsye të thjeshtë...

Esencë editori/ Gazetari Baton Haxhiu i konsideron "idiotë" ata që gjykojnë idetë për shkëmbimin e territoreve, në një kohë kur nuk ka vendim të tillë.
Baton Haxhiu: Janë idiotë ata që gjykojnë shkëmbimin e

Ai thotë se më shumë se sa marrëveshja Kosovë-Serbi, është frika e bashkimit Kosovë-Shqipëri.

“Krejt konceptimi i korrigjimit të kufijve nuk është i bartur me analizë. Nëse nuk ka transparencë, nuk akuzon dhe nuk shpall tradhtar. Kemi një grup idiotësh që gjykojnë mbi vendimin pa pasur vendim fare. Sepse kemi Parlamentin dhe referendumin. Më shumë se sa marrëveshja Kosovë-Serbi është frika e bashkimit Kosovë-Shqipëri”, Haxhiu në emisionin "Tempora" në Oranews. /Tiranapost.al/