Botë Te gjitha

Bashkimi Europian është shëndoshë e mirë


Janë të shumtë ata që e shohin me shqetësim situatën në botë. Sipas një anketimi të ‘Friedrich Ebert’, të dhënat flasin se 21 përqind e francezëve, 19 përqind e gjermanëve dhe15 përqind e rusëve besojnë, që situata politike ndërkombëtare në pesë vitet e ardhëshme do të përkeqësohet.

Politika botërore do të jetë këtë javë në fokus të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Për të 55-tën herë në Konferencën Ndërkombëtare në Mynih do të vijnë një numër rekord pjesëmarrësish të nivelit të lartë. Ndër 500 të ftuarit janë edhe 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish si dhe 100 ministra.

Drejtuesi i kësaj konference Wolfgang Ischinger në një intervistë ekskluzive për DW u shpreh me shqetësim lidhur me zhvillimet mes SHBA-së dhe Rusisë. “Do të ishte një dështim i madh për të ardhmen globale, nëse ne do ta lejojmë një situatë, në të cilën shtetet e fuqishme të zhvillojnë një rivalitet klasik të fuqive të mëdha.”

Sipas tij ka mjaft të përbashkëta mes Rusisë dhe SHBA-së, mes Europës dhe Kinës e të gjitha kombeve, në mënyrë që ato të përpiqen edhe më tej për bashkëpunimin dhe integrimin duke i lënë më njëanë rivalitetet, “që duket se do të jenë motoja e 2019”, tha Ischinger.

Një ndër detyrat e rëndësishme të BE-së, thekson Ischinger, është të farkëtojë bashkëpunime dhe aleanca në mbarë botën. “Ne nuk jemi vetëm. Kanadaja, Australia dhe shumë shtete të tjera ndajnë interesat tona në tregtinë e lirë, frocojnë institucionet ndërkombëtare dhe një rend ndërkombëtar, duke u dakorduar për rregulla të përbashkëta.”

Sipas Ischinger BE nuk po pëson dëm nga dalja e Britanisë së Madhe.

“Për mua është e rëndësishme, që ne në radhë të parë botës anglo-saksone t’i tregojmë, se është e gabuar përshtypja, që projekti i integrimit europian po shpërbëhet për shkak të Brexitit. Në fakt mbështetja për BE-në në shumicën e vendeve është rritur dhe nuk është ulur.”

“Bashkimi Europian është shëndosh e mirë”. Kjo është edhe kryetema që Ischinger dëshiron të tregojë në Mynih. Këtë pritet ta theksojnë me fjalimet e tyre edhe një sërë referuesish nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera europiane, duke përfshirë edhe presidencën rumune të BE-së./Referuar DW/Tiranapost/A.C