• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • My Tirana Të gjitha

    Bashkia vijon punën, ja ku është këndi më i ri i lojërave në kryeqytet


    PS fitoi me rezultat të thellë zgjedhjet e 25 qershorin, ndërsa kryebashkiaku, Erion Veliaj vijon punën pë rehabilitimin e gjithë zonave të kryeqytetit.

    Veliaj përuroi këndin 17-të të lojërave tek ish-fusha e Aviacionit. Ky investim përfshin ndërtimin e një këndi sportiv (fushë basketbolli), këndit të lojërave dhe këndit të forcës. Ai tha se vijon puna me rehabilitimin e 50 blloqeve të tjera banimi në kryeqytet.

    “Qytetarët të ruajnë këto investime të cilat janë asetet tona dhe besoj që duke i ruajtur, duke filluar nga linja e autobusit që kalon te Fusha e Aviacionit, tek ujësjellës-kanalizimet, tek infrastruktura dhe tek këto parqe, kemi më në fund komunitete të mira jo vetëm në sheshin “Skënderbej”, te Pazari i Ri, bulevardi, liqeni, por në çdo lagje të Tiranës. Këtë vit kemi përfunduar 50 blloqe investimesh, do të vijojmë me 50 të tjerë dhe besoj që deri në fund të mandatit do kemi prekur çdo bllok të qytetit të Tiranës. Është vetëm çështje kohe, sa të jemi tek rrugica apo rruga e lagjes tënde”, tha Veliaj./ Copyright Tiranapost.al