• Shqip
  • English
  • E hënë, 17 Shkurt 2020
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Bashkia Tiranë nis zjarrfikëset në Shëngjin, Veliaj: Solidaritet jo vetëm me fjalë, do bëjmë më të mirën


    Tirana solidarizohet me Shëngjinin dhe Bashkinë e Lezhës për të përballuar situatën e vështirë të shkaktuar nga zjarri masiv që kanë përfshirë pyllin me pisha në afërsi të portit. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje morale, por për ndihmë konkrete.

    Bashkia Tiranë nisur pikërisht nga situata shqetësuese në terren ka nisur zjarrëfikset e saja për ti ardhur ndihmë mjeteve të tjera të bashkisë Lezhë dhe Emergjencave Civile që po luftojnë me flakët. Lajmin e bën të ditur kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili shprehet se përveç zjarrfikëseve drejt Shëngjint janë nisur edhe burime njerëzore për ti ardhur në ndihmë kolegëve të tyre.

    “Solidaritet me Shengjinin/Lezhen. Jo vetëm lutjet e solidaritet me fjalë, BashkiaTirane nisi zjarrëfikse e staf për të ndihmuar Bashkinë Lezhë në betejën me zjarret! Kolegët tanë do bëjnë më të mirën – siç i ka hije Tiranës!”, shkroi Veliaj në rrjetet sociale. /Tiranapost.al/

    Për t’u bërë pjesë e grupit "TiranaPost" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Tirana Post