Aktualitet

Bashkia e Tiranës vendos kangjella mbrojtëse në ishullin ndarës të Unazës

Bashkia e Tiranës vendos kangjella mbrojtëse në ishullin

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë hapash për të disiplinuar qytetarët gjatë lëvizjes në akset dhe kryqëzimet kryesore për të shmangur çdo mundësi që sjell rrezikimin e jetës.

Kështu, veç vijëzimit të rrugëve dhe vendkalimeve të qytetarëve, bashkia e Tiranës po vendos kangjella në ishullin ndarës të Unazës për të orientuar qytetarët drejt vijave të bardha.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se “po vendosim kangjella në ishullin ndarës të Unazës për të shmangur aksidentet e këmbësorëve që kalojnë korsitë kuturu. Por në afatgjatë, s’mund ta mbushim Tiranën me gardhe si Farmville! Teksa reduktojmë makinat, do duhet të reduktojmë dhe ata që u dalin para vend e pa vend”. /Tiranapost.al/