• Shqip
  • English
  • E premte, 24 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Bashkia e Tiranës njoftim të rëndësishëm për abonetë


    Abonetë e muajit gusht do të jenë të njëjta me abonetë e muajve të fundit dhe pa ndryshime në përmbajtjen e saj.

    Këtë njoftim e ka dhënë Bashkia e Tiranës, duke marrë shkas nga disa letër-njotime të vendosura në linjat e shërbimit të transportit qytetas, ku qytetarëve u kërkohet të bashkëngjisin foton e përdoruesit të abonesë ose në të kundërt aboneja nuk njihet.

    Bashkia sqaron se këto janë mashtrime dhe se nuk janë njoftime të dala nga Bashkia e Tiranës.

    Ndërsa në deklaratën e mbërritur në e-mailin e Tiranapost.al, theksohet se Policia Bashkiake në bashkëpunim edhe me Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, ka ushtruar kontrollet në disa prej linjave të transportit qytetas dhe në rastet kur janë vërejtur njoftime për ndryshim të kërkesave për abonetë mujore, janë marrë masat përkatëse administrative.

    “Bashkia e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen normalisht me kartelën e pajtimit mujor për muajin gusht, pa fotografi. Nëse vëreni abuzime apo kërkesa nga operatorë të ndryshëm që bien ndesh me legjislacionin në fuqi, jeni të lutur ta denonconi pranë Bashkisë së Tiranës ose Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit.”/ Copyright Tiranapost.al