Aktualitet

Bashkia e Tiranës jep 600 bursa vjetore për nxënësit, ja kush përfiton

Bashkia e Tiranës jep 600 bursa vjetore për nxënësit, ja

600 nxënës të kryeqytetit në shkollat nëntëvjeçare dhe gjimnaze do të përfitojnë bursa vjetore. Bashkia e Tiranës u vjen në ndihmë atyre familjeve që kanë vështirësi për të mbështetur arsimimin e fëmijëve të tyre. Kjo u bë e mundur me miratimin nga Këshilli Bashkiak të vendimit “Për miratimin e listave të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, që përfitojnë bursa, për vitin shkollor 2018-2019”, ku detajohen emrat të të gjithë përfituesve.

Ky vendim sqaron se 600 nxënës që jetojnë në konvikte apo u përkasin familjeve në nevojë, përfitojnë një shumë prej 65 000 mijë lekësh në vit.

Në këtë mënyrë Bashkia e kryeqytetit vijon mbështetjen e saj për arsimin e fëmijëve të Tiranës, edhe në rastet kur familjet e tyre kanë vështirësi për të garantuar këtë të drejtë themelore për çdokënd. /Tiranapost.al/