• Shqip
  • English
  • E shtunë, 25 Maj 2019
  • Shqip
  • English
  • Kronikë e zezë Të gjitha

    Bashkëshorti i polices qëllon veten me armën e saj, ndërron jetë në spital


    Bashkëshorti i një punonjëseje policie mbeti i vdekur ditën e sotme, pasi u vetëplagos me armë zjarri brenda banesës. Viktima mësohet se është 50-vjeçari Bernard Ujka, i cili ndërroi jetë në spital ku u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:55 në rrugën “Xhorxh Bush”, ndërsa dyshimet e para flasin se ishte një veprim aksidental.

    Ndërkohë policia ka nisur hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    “Rreth orës 11:55, në rrugën “Xhorxh Bush”, në banesë dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi B. U., 50 vjeç i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./ Tiranapost.al