• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Të gjitha

    Bashkëshorti i ministres Besa Shahini dhunon zyrtarin e Vetëvendosjes pas emisionit


    Një incident është shënuar në ambientet e redaksisë së televizionit T7 në Kosovë, ku bashkëshorti i ministres së Arsimit, Dardan Molliqaj, ka sulmuar fizikisht zyrtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

    Rasti bëhet me dije nga mediat e Kosovës, të cilat shkruajnë se Abazi ishte në korridor në dalje të studios pas debatit në T7, bashkë me Rexhep Hotin dhe në këto momente Dardan Molliqaj bashkë me shoqëruesin e kanë kërcënuar, derisa situata kaloi në një përleshje fizike.

    “Pas emisionit, në dalje e sipër Dardani me atë rojën e tij, ose shoqëruesin, kanë ardhur edhe janë përballur, në njëfarë forme, në kacafytje, e cila ka përfunduar me një situatë të pakëndshme. Unë kam qenë në dalje, duke ecur jashtë korridorit bashkë me Rexhep Hotin. Ata kanë ardhur nga mbrapa. Më kapën duart, njëri ma vendosi dorën në qafë”, ka thënë Abazi për “Gazeta Express”.

    Lidhur me rastin autori i emisionit Leonard Kercuki ka njoftuar policinë:

    “Gjatë ndërprerjes të shkurtër prej 2-3 minutave ka ndodhur një incident fizik. Z. Haki Abazi thotë se është sulmuar prej Dardan Molliqajt dhe prej shoqëruesit të tij, meqenëse nuk mundëm të flasim me Dardaninin na mbetët që të themi këtë dhe të insistojmë që t’i shikojmë video e kamerave të sigurisë për të parë se çfarë ka ndodhur”./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690