Aktualitet

Bashkëpunim Slloveni-Shqipëri për zhvillimin e turizmit

Bashkëpunim Slloveni-Shqipëri për zhvillimin e turizmit

Një bashkëpunim dhe ndarje eksperiencash mes Shqipërisë dhe Sllovenisë, në fushën ekonomike dhe zhvillimit të Turizmit.

Ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi është takuar me sekretaren e shtetit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe të Teknologjisë në Slloveni, Eva Stravs Podlogar. Së bashku shkëmbën mendime dhe vlerësuan hapat e kohëve të fundit për një bashkëpunim ekonomik mes dy palëve. Të dy përfaqësuesit ndanë të njëjtin qëndrim për të shfrytëzuar momentin që të intensifikohen me tej shkëmbimet, projektet konkrete dhe kontaktet mes njëri tjetrit. Ndër fushat më të diskutuara ishte ajo e turizmit. Viti 2019 do të sjellë projekte të përbashkëta duke përfshirë edhe vizita dhe pjesëmarrje në panaire të ndryshme./ Tiranapost.al. 

Image result for Pëllumb Qazimi

Image result for Eva Stravs Podlogar