Showbiz

Bashkë edhe në palestër, derisa vdekja të na ndajë

Bashkë edhe në palestër, derisa vdekja të na ndajë

Ka ca çifte që s`ndahen as në palestër. I kanë rregulluar oraret në mënyrë të tillë që edhe atje të jenë bashkë. Me këtë rast i japin edhe një dorë ndihme njëri-tjetrit.

[caption id="attachment_373799" align="aligncenter" width="698"] Bieta dhe Albani, foto nga Story[/caption]

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi për shembull e nisin ditën me palestër. Ca javë më parë Bieta postoi një foto të shkrepur gjatë ushtrimeve në çift.

[caption id="attachment_373802" align="aligncenter" width="519"] Aulona dhe Tomi, foto nga Instagrami[/caption]

[caption id="attachment_373811" align="aligncenter" width="518"] Aulona dhe Tomi, foto nga Instagrami[/caption]

[caption id="attachment_373812" align="aligncenter" width="498"] Aulona dhe Tomi, foto nga Instagrami[/caption]

Kurse Aulona Musta mban kampion. Jo vetëm për besnikërinë ndaj palestrës, por edhe për postimet me të shoqin nga ambientet e saj. Herë duke bërë ushtrime, herë duke shkëmbyer ndonjë puthje, ajo dhe i shoqi, Tomi janë përherë bashkë.

[caption id="" align="aligncenter" width="539"] Tuna dhe Patrisi, foto nga Instastory[/caption]

Dhe sapo mësuam që edhe Tuna me Patrisin ushtrohen bashkë. Edhe ata si gjithë të tjerët pak pushime e pak përkëdhelje. Si tek kjo foto që Tuna postoi duke u puthur me kokë poshtë.

Po, palestra mund të bëhet burrë e grua dhe këta çifte me trupin në formë tregojnë se ia vlen ta provojmë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije