Aktualitet

Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus: Akuzohet për falsifikim formulari dhe fshehje të financimeve

Basha zyrtarisht i pandehur për lobimin rus: Akuzohet për falsifikim

Burime nga mediat televizive, ndër to News 24 dhe Report Tv, bëjnë me dije se Basha merret zyrtarisht si i pandehur në lidhje me skandalin e lobimit rus në SHBA, për zgjedhjet e vitit 2017. Rasti bën fjalë për skandalin e lobimit rus, me 650 mijë dollarë në SHBA në kohë e fushatës zgjedhore të vitit 2017.  Mësohet se akuza dhe marrja e tij si i pandehur i është komunikuar një ditë më parë, përmes avokatit të tij Ivi Kaso, për veprën penale falsifikim dhe fshehje të financimeve.

Kujtojmë se më datë 25 mars Basha dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës, ku qëndroi rreth një orë. Ilir Dervishi dhe Arben Ristani janë gjithashtu nën hetim./ Tiranapost.al.

http://www.tiranapost.al/thellohet-skandali-i-lobimit-te-pd-ne-shba-dy-gra-ruse-ne-krye-te-kompanise-biniatta-trade-lp/

http://www.tiranapost.al/foto-faktet-zbardhet-intriga-ruse-ja-kush-fshihet-pas-shkrimeve-kunder-vetingut-ne-washington-times/

http://www.tiranapost.al/skandali-i-lobimit-rus-te-pd-basha-merret-si-i-pandehur-nga-prokuroria/