Politikë Te gjitha

Basha vjedh studentët


‘Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur’. Kjo është një ndër pankartat më famshme të protestës së studentëve. E në fakt të mendosh pasuritë e jashtëzakonshme që ka Shqipëria; fusha, male, dete, liqene, lumenj, pyje, minerale, janë tregues të qartë se nuk jemi të varfër, madje jemi më të pasur edhe se vendet e rajonit. Por kjo parrullë duket se i pëlqen edhe krytarit të PD, veçse e ka përvetësuar pa leje. Lulzim Basha po u drejtohet qytetarëve pikërisht me këtë frazë të vjedhur nga studentët që drejtohej edhe kundër tij. Ja çfarë tha sot në Lushnje.

“Sa herë që vizitoj rrugët kryesore, bizneset i gjej të mbyllura, gjysmën tjetër e gjej bosh. Ju i mbyllni bizneset për shkak të taksave të larta, energjisë, naftës me çmim të lartë. Nuk jeni të varfër, jeni të vjedhur.”, deklaroi ndër të tjera Basha./Tiranapost/A.C