Aktualitet

Basha me tren për Londër. PD: Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Dje nëpër portale qarkulloi lajmi se kreu i PD-së kishte udhëtuar me tren për në Londër. Fotoja e Bashës me bashkëshorten u postua nga kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla. Mbi foto ai shkruante: Ky është në tren.

Dhe në foto shkruhej se Basha po udhëtonte nga Edinburgh-u për në Londër.

Sot PD ka përgënjeshtruar, duke thënë se nuk është aspak e vërtetë se po udhëtojnë nga Edinburgu në Londër, por se fotoja është shkrepur në metronë Londër-Aeroport.

Sa merak i paska ngelë kryedemokratit kjo foto dhe përshkrimi i saj...

Më poshtë deklarata e PD:

Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer.

Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla. Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj.

E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike.

Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.