Aktualitet

Basha tha se po mbyllen bizneset, ministri Ahmetaj e sqaron me shifra

Paraditen e sotme kreu i PD-së publikoi një status në Facebook ku shkruante se bizneset po mbyllen. Ndërsa atij i është përgjigjur ministri i Financave, i cili i rendit të gjitha shifrat.

Më poshtë statusi i Ahmetajt:

Ekonomia matet me shifra dhe shifrat, pertej emocioneve politike, jane lehtesisht te verifikueshme.

Në janar 2018 janë regjistruar ne Qendren Kombetare te Biznesit 2394 biznese të reja dhe janë c’regjistruar 732. Efekti neto, është 1662 biznese të reja në ekonomi, nga 1425 që ishin në janar 2016, ose thënë ndryshe, një rritje prej 237 biznesesh më shumë se një vit më parë, vetëm për muajin janar.

Përmirësimi i mëtejshëm i terrenit ekonomik dhe klimës se biznesit është sfidë që vazhdon, por koha kur bizneset mbyllnin qepenat për shkak të frikës e pasigurisë, për shkak të gjobave elektorale dhe borxheve kolosale të qeverisë ndaj tyre, është e shkuar e largët për sipërmarrjen shqiptare.

Në fakt edhe Basha një raport të Drejtorisë së Tatimeve kishte publikuar./ Copyright Tiranapost.al