• Shqip
  • English
  • E enjte, 20 Qershor 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Basha po kërkon një zgjidhje të krizës politike si në Maqedoni?!


    Kreu i PD Lulzim Basha ishte i ftuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e mesme dhe Ballkanin. Sipas Juxhin Mustafaraj nga Panorama, Basha ka kërkuar nga KE që të sjellë një mision monitorimi për vëzhguar reformat dhe sundimin e ligjit.

    Ai tha se zgjidhje për Shqipërinë si vend që kërkon të futej në BE do ishte nëse do implementohej Raporti Priebe, që konstituon në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në zgjedhjet e 2015-ës.

    Duke mbajtur fjalimin e tij Basha citohet të ketë thënë:

    “Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim, mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit ‘Raporti Priebe’, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Europian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e ‘Priebe’, për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”.

    Basha tha se djegia e mandateve ishte me shumë risk por sipas tij nuk kishte zgjidhje tjetër, duke përmendur mungesën e Gjykatave. E ndërkohë që tha se Opozita ka një kërkesë të panegociueshme, largimin e kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore. Artikullin e plotë e lexoni këtu./ Tiranapost.al. E.B

    Image result for Lulzim Basha