Aktualitet

Basha përfundoi studimet me paratë e Sorrosit, Berisha: T’i kthejë mbrapsht

Basha përfundoi studimet me paratë e Sorrosit, Berisha: T’i

Lulzim Basha, edhe pse kohët e fundit e ka sulmuar vazhdimisht Xhorxh Sorrosin, është financuar nga ai. Kryedemokrati i ka  kryer studimet e larta në Holandë përmes një burse të përfituar nga Fondacioni Soros, këtë e konfirmon drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Andi Dobrushi, drejtori ekzekutiv i Fondacionit Soros ka thënë se Basha mund të ketë përfituar bursë, pasi mes univeristetit dhe Fondacionit Soros ka pasur një marrveshje për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë dhe në atë kohë Basha ka qenë student.

“Për rastin e zotit Basha, për çfarë informacioni kam unë, ka patur një marrëveshje mes Univeristetit të Uhtretit dhe Fondacionit Soros për bursa të përbashkëta për studentët shqiptarë. Dhe ka rastisur që dhe zoti Basha ka qenë student në atë kohë dhe ka përfituar prej tyre. Nuk besoj se ka patur një bursë specifike për zotin Basha”- sqaron Andi Dobrushi drejtor ekzekutiv i Fondacionit Soros.

VOA ka marrë edhe reagimin e ish krzeministrit Berisha i cili shprehet se Basha nëse ka përfituar një bursë, kjo nuk do të thotë që të mbetet skllav i asaj.

“Unë nuk di të këtë marrë bursë, por edhe sikur të ketë marrë bursë, kjo nuk do të thotë që unë të mbetem skllav i një burse. Po të jetë ashtu dhe nësë do të isha në vendin e tij ja ktheja ato para”- pohon ish Kryeministri Sali Berisha./Tiranapost.al