• Shqip
  • English
  • E enjte, 22 Gusht 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Debati për Valdrin Pjetrin/ Topalli: Mandatin ia dhe ti, PD: Shfaqesh sa herë Rama është në vështirësi


    Dega e PD në Shkodër akuzon Jozefina Topallin se shfaqet sa herë që Rama është në vështirësi, ndërsa në deklaratën për media shkruan se ish-deputetja demokrate s’ka shkruar asnjë fjalë për Valdrinin.

    Ish-demokratja Jozefina Topalli sulmon Lulzim Bashën se i dha mandatin Valdrin Pjetrit, i cili prej disa ditësh është në qendër të akuzave të së djathtës.

    “Koha vetem po konfirmon ate qe une besoj dhe kam perseritur vazhdimisht, se Edi Rama dhe Lulzim Basha mbajne reciprokisht njeri tjetrin, dhe ndajne interesa te medha mes tyre. Edi Rama e coi Valdrinin ne Shkoder, por mandatin per Kryetar Bashkie te Shkodres ia dhe ti lul, me bojkotin e zgjedhjeve. Po te kishte nje kandidat te djathte , Valdrini as ne enderr nuk shihte karrigen e Kryetarit te Bashkise. Ti e fyeve Shkodren njelloj si Rama. Per me teper je teper i vonuar ne luften kunder krimit”, shkruan Topalli ndër të tjerash në Facebook.

    Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi sot Ramën për rastin e Valdrin Pjetrit, me arsyetimin se kryeministri kishte dijeni për të kaluarën e kryebashkiaku të ri të Shkodrës, që sulmohet se ka qenë i arrestuar për trafik droge 16 vite më parë në Itali.

    “Deshi të vinte në krye të shkodranëve një kriminel. Sot ka një përpjekje për ta shitur Valdrin Pjetrin. Sot ka lëshuar mercenarët e tij që ta sulmojnë. Sot befas u zbulua se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën. Ai po përpiqet ta shesë si një person që deshi t’ia hidhte Shkodrës. Në fakt i padenjë është Edi Rama. Valdrinin e çoi në Shkodër Edi Rama duke e ditur shumë mirë kush është ai bashkë me vëllain e tij. Për Valdrinin Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur. Për Valdrinin e provokoi Shkodrën në një 2 prill të dytë. Atij i duhej Valdrini në Shkodër si kryetari politik i Rilindjes në Shkodër. Ai po përpiqet me shpejtësi ta lajë duart”, tha Lulzim Basha në një deklaratë për mediat.

    Një ditë më parë Rama u shpreh se nuk do të tolerojë askënd në kurriz të PS-së, ndërsa nga ana tjetër Pjetri mohon akuzat duke deklaruar se përgjigjen përfundimtare do ta japin agjencitë ligjore./ Tiranapost.al

    Rama ‘lëshon’ Valdrin Pjetrin: Nuk kam ndërmend të toleroj askënd në kurriz të PS-së