• Shqip
  • English
  • E enjte, 18 Prill 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Te gjitha

    Basha pas protestës me natë: Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë…


    Protesta e thirrur nga zoti Basha nuk la aspak të mira sidomos për militantët e tij që përfunduan prapa hekurave. Pas një dite me protestë të dhunshme, me policë të lënduar, hedhje kapsollash, bomba molotov dhe përleshje me policinë, kreu i PD ka reaguar në rrjetin social Twitter. Ai përsërit kur thotë se nuk do të ketë kompromis.

    Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, shkruan Basha.

    Kujtojmë se kryeministri Rama i ka hapur dyert për doalog me opozitën, e gjithashtu ndërkombëtarët prej kohësh po bëjnë thirrje që palët të ulen e të zgjidhin mosmarrëveshjet./ Copyright/ Tiranapost.al. E.B