Aktualitet

Basha paguan 40 mije dollarë për lobim kundër çeljes së negociatave

Esencë editori/ Mjafton të lexosh pjesë nga dokumenti i marrëveshjes dhe kupton që është një kontratë ku flitet për krimin e organizuar shqiptar që është bërë epidemik. Çfarë duhet të themi më shumë sesa kaq që të dukemi të pabesueshëm akoma...?!

Pavarësisht nga skandali  i lobimit me rusët në vitin 2017, Partia Demokratike do vijojë të lobojë me një kompani amerikane. Sipas një dokumenti të publikuar së fundmi, PD në varësi të kontratës do paguajë 40 mijë dollarë në muaj, ndërkohë që prokuroria do hetojë për burimin e parave.  Për lajmin se PD ka arritur marrëveshje me një tjetër kompani lobuese në SHBA. Report TV  siguron detajet e kontratës me kompaninë lobuese. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka firmosur për kompaninë "Sonoran Policy Group" me seli në Uashington. Për kompaninë amerikane ka firmosur Christian Bourge. Thuhet se Kontrata e PD me "Sonoran Policy Group" është lidhur këtë muaj. Kontrata e lobimit mban datën 11 qershor 2018, dhe është rakorduar 17 ditë para se Bashkimi Europian të marrë vendimin mbi çeljen ose jo të negociatave me “Tiranën Zyrtare”.

Një lobim i tillë mund të ndikojë në vendimmarrjen e shteteve të BE-së që mund të vendosin veton ndaj Shqipërisë. Kompania e kontraktuar për të kryer lobimin, në bazë të investigimeve nga media amerikane, rezulton që të jetë marrë me tregëti armësh, dhe biznese të dyshimta me Zelandën e Re për ç’ka është vendosur nën hetim.

Sonoran Policy  Group, LLC” është një kompani e vogël lobimi e cila ju afrua fushatës së presidentit amerikan Donald Trump përmes njohjeve me kongresmenët Dana Rohrabacher dhe M. Flynn.

Rohrabacher njihet për afrimitetin e tij me liderin e opozitës Lulzim Basha ku vitin e shkuar gjatë protestës në çadër ai përcolli një letër “pro-opozitare” ku vinte në pikëpyetje funksionimin e qeverisë dhe bënte thirrje për oponencë nga qytetarët.

Ndërkohë që flitet për lobime të reja, le të kujtojmë se Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë duke u hetuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA pas investigimit të “Mother Jones” e cila konkludoi se një kompani me lidhje ruse kontraktoi një ish-ndihmës të Donald Trump për të forcuar PD-në gjatë pranverës së shkuar./ Tiranapost.al