Aktualitet

Basha nuk ulet me Ramën, por i bën thirrje të zbatojë paketën e tij për situatën pas tërmetit

Basha nuk ulet me Ramën, por i bën thirrje të zbatojë

Edhe Ditën e sotme, kryetari i PD-së Lulzim Basha i kujton kryeministrit 5 propozimet që sipas tij duhet të merren parasysh për zonat e prekura nga Tërmeti. Basha thotë se duhet ndaluar futja e Durrësit në një Dimër Ekonomik që do shkaktonte pasoja të rënda sociale. Pesë pikat, Basha i quan të thjeshta dhe realiste, por ndërkohë ka refuzuar ftesën e kryeministrit që të ulet në tryezë me komitetin e ndërtimit e të flasin për propozime konkrete për të përballuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, ku për pasojë humbën jetën 51 persona, me shtëpi, pallate e godina të dëmtuara.

Postimi i Bashës: 

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një "dimër ekonomik" me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste./ Tiranapost.al. 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2808044612580035/?type=3&eid=ARB8ZMIsObB2oqP6W-_6BcHUduPZFGX0V5YF0uyXxImKC1_8eD8l4rtmHHBf9zwOGlW-1k1k7tWGfAuw&__xts__%5B0%5D=68.ARCTtPEt639oz2a9ZsWrt66gwx1PIn79YYDPnhrMWMX87su_CdIsQIJyo1g5ZRh8pInoXPHXsrd86tgZH_zuf_WmxICG86IRZkCPh85ZpPp5OxahGEuGblsTXoZIEBjsquK7z1648qqxEUCseSlClyQ7r-VlGLkwcU8Eczb4LzHHYHZ--VL5FxzpPyoyggdwHR8mMlI72JxpQ8XDsAYaCdbNvfzOi0muTYHaQd36RWe2Q2zTfx35Lr15wNzjqZ0wjmct7e95dx6ZbOjYFDBgo3jQMVIfGt8OGIhsqv2PltAc3hVb7BI2eUhIKqnnnvuHuLuDP4dKZ3MbhJM1IF2ovSG49w&__tn__=EEHH-R