Politikë

Basha: Nuk ulem në tavolinë me Ramën, s’ka marrëveshje

Basha: Nuk ulem në tavolinë me Ramën, s’ka marrëveshje

Kryedemokrati Lulzim Basha mohoi zërat se mund të ketë një marrëveshje në tryezë me kryeministrin Edi Rama.

"Duhet të jemi të qartë në mesazhet tona: Nuk ka kthim pas. Nuk ka ulje në tavolinë me Edi Ramën, me njeriun që vjedh zgjedhjet. Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka. Synimi ynë është largimi i tij, është qeveria tranzitore, është krijimi i kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Do të vazhdojmë aksionin politik, do të vazhdojmë protestat”, tha Basha gjatë një deklarate për mediat.

Ai u shpreh se kriza politike nuk do të mbyllet me pazar mes PS-PD, “siç po flasin mercenarët e Ramës. Kriza zgjidhet me parime”. Për Bashën zgjidhja e vetme do të vijë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Për këtë duhet drejtësi e pavarur, por drejtësi me Ramën kryeministër nuk ka për të patur.  30 qershori është dërrmimi më i madh politik dhe moral i ndonjë pushteti në këto 30 vjet", tha Basha./ Tiranapost.al