• Shqip
  • English
  • E enjte, 19 Shtator 2019
  • Shqip
  • English
  • Aktualitet Politikë Të gjitha

    Basha një orë në zyrën e presidentit: Hap për dialog?


    Kryetar i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në presidencë për tu takuar me Metën. Mësohet sipas mediave televizive se prej një ore ndodhet  me presidentin. Nuk dihet për çfarë po bisedojnë pati zëra se nuk kanë folur me njëri tjetrin për shkak të kokëfortësisë së tij për të mos u ulur me kryeministrin në tavolinë (edhe kryeministri kokëfortë për të vijuar me zgjedhjet e 30 qershorit). Por mund të jetë një shenjë e një dialogu dhe ulje në tavolinë me kryeministrin Rama, duke marrë shkas se thirrja e ndërkombëtarëve për negociatat është zgjidhja e krizës politike dhe vendimi jepet në tetor.

    Ndërkohë, nga zyra e presidencës është njoftuar se Meta do të dalë në konferencë në orën 5 të pasdites, por konferenca e tij lidhet me vizitën e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë.

    “Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”, thuhet në njoftim . Kryeministri Rama ndërkohë po flet nga kryeministria, në takim me koordinatorët për Platformën e bashkëqeverisjes. Tiranapost.al. E.B

    ‘Venecia’: Kemi ide të qarta nëse Meta ka shkelur Kushtetutën, Manja: Objektivitet maksimal për çështjen

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected] ose 068 408 1690