• Shqip
  • English
  • E martë, 15 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Basha nis fushatën: Do ulim çmimin e naftës dhe të energjisë, s’jemi në betejë për karriget tona


    Nuk e ka thënë me gojën e tij, por me takimet që po zhvillon kryedemokrati Lulzim Basha bashkë me zyrtarë të partisë dhe mbështetësit në zona të ndryshme të vendit, duket se PD ka nisur fushatën elektorale.

    Gjatë takimit që zhvilloi në Selenicë, Basha u shpreh:  “Ne nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit, që e keqja që solli Edi Rama, të mos përsëritet më kurrë”.

    Basha theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë tek biznesi i vogël për t’i shpjeguar atij ndryshimin që vjen me qeverisjen e vendit nga PD për ringritjen e tyre përmes uljes së taksave dhe sjelljes së administratës tatimore.

    “Klasifikim si biznes i vogël për xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit, 0.5% taksë e xhiros vjetore si e vetmja taksë për biznesin e vogël, ulje e çmimin të naftës me 300 lekë për litër, ulje deri në 20% e çmimit të energjisë”./Tiranapost.al

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]