Aktualitet

Basha nga Berlini: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Që nga Berlini, Lulzim Basha ka thënë se opozita e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Kryedemokrati në një lidhje direkte në Facebook tha se ka kërkuar mbështetjen për shqiptarët dhe ëndrrën e tyre të anëtarësimit.

Basha: Kemi kërkuar mbështetjen, për shqiptarët në një ëndërr për anëtarësimin e vendit dhe si një përpjekje të shtuar për të plotësuar kriteret e paplotësuara kundër krimit të organizuar, respektimin e të drejtave të njeriut të nëpërkembura siç e tregoi rasti i fundit i Kukësit.

Të gjitha këto janë arsye të mëdha për të dyshuar ndaj këtu në emër të PD i kemi garantuar ta shohin si një proces që mundëson vazhdimin e betejës për të cmontuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuar, për të ç’montuar narkoshtetin si një problem në Shqipëri, për të vendosur politikanët e korruptuar para drejtësisë, për të kthyer konkurencën, përmes hapjes së negociatave kemi kërkuar të fuqizojmë betejën tonë si opozitë. Diskutimi i parë sot në Bundestag ka shkuar shumë mirë.

Lulzim Basha ndodhet në Berlin për takime me zyrtarë të lartë atje. /Tiranapost.al

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1852492968135209/