Aktualitet

Basha në Londër? Balla zbulon mashtrimin: Ja ku ndodhet në të vërtetë

Sot Taulant Balla ka thënë në Kuvend se Lulzim Basha kishte regjistruar emrin për të folur, por është larguar për në Edinburg. Ai ka aluduar se atje është bërë edhe pagesa e parave të lobimit.

“Sot Basha është në vendin ku është bërë pagesa 680 mijë dollarëve. Ç’kërkon Lulzimi në Edinburg, vendin ku është zyra qendrore e kompanisë e cila ka marrë pagesat. Lobing bëjnë të gjithë, por nga dolën këto para. Partia Demokratike i detyrohet një shpjegim Shqiptarëve dhe elektoratit të saj”, ka thënë Lulzim Basha.

Zyrtarisht PD ka njoftuar se Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore Britanike të Kryeministres Theresa May. Basha do të zhvillojë takime me parlamentarë, drejtues dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike./Tiranapost.al