Politikë

Basha në Koplik: 30 qershorin ta transformojmë në energji për ndryshimin e vendit

Basha në Koplik: 30 qershorin ta transformojmë në energji

Nga Kopliku, ku ka zhvilluar një takim informal me strukturat e PD-së në Malësi të Madhe, Lulzim Basha foli për çështje që lidhen me 30 qershorin dhe situatën pas zgjedhjeve.

Ai tha se, “Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi i Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është i rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor i lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt”. /Tiranapost.al/