• Shqip
  • English
  • E mërkurë, 16 Tetor 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Basha në Fier: PD duhet t’i dalë për zot vendit, protestat tona janë europiane


    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me strukturat e kësaj partie të degës Fier, ku u shpreh se protestat e opozitës janë europiane. Ai tha se PD duhet t’i dalë për zot vendit, dhe të rrisë mbështetjen e saj tek ai 85 përqindësh që sipas tij, “refuzuan regjimin e Edi Ramës”.

    “Protestat tona janë europiane dhe për Shqipërinë si gjithë Europa. Edhe mediat ndërkombëtare, së fundmi, na u drejtuan si “protestuesit proeuropianë”, tha Basha, i cili shtoi se “meritë të jashtëzakonshme për këtë ka bashkimi i qytetarëve, që ka ngjallur shpresën për ndryshim. Kjo nuk është një betejë për pushtet personal. Nuk jemi në betejë për karriget tona, por për të mbrojtur interesin publik, për ndryshimin rrënjësor të sistemit”, tha Basha. /Tiranapost.al/

    Reklamo biznesin tënd në TIP Na kontakto në [email protected]