Politikë

Basha mendohet 7 orë për deklaratën pas përgjimit: Kjo është vetëm maja ajsbergut, ose siç thotë shoku i tij Rama – S’kemi parë gjë akoma

Basha mendohet 7 orë për deklaratën pas përgjimit: Kjo

Shtatë orë pas përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, kreu i PD-së, Lulzim Basha, mbajti një deklaratë për mediat. Basha u shpreh ndër të tjerash se ky është vetëm maja e ajsbergut, ndërsa theksoi edhe njëherë kërkesën e pozitës për largimin e qeverisë aktuale.

"Rama është fajtori kryesor për gjendjen ku ndodhemi. Por fajtor është dhe një tjetër. Dështimi për t’u përballur seriozisht me korrupsionin është një nga shkaqet që prodhoi Rama, oligarkët e fuqishëm që ndonëse s’lindën me Ramën, u financuan me të. Rama është kriminel me të cilin do të merremi, pa largimin e tij dhe klikës kriminale s’do të ketë asnjë hap përpara, pa nxjerrë para drejtësisë ata që blenë votën e shqiptarëve s’do të ketë përparim. S’do tërhiqmi kurrë nga këto dy objektiva. Largimi i Ramës është vetëm fillimi i rrugës sonë të vështirë. Unë si çdo politikanë kam gabimet e mia, por ajo që më ndanë është se ne besojmë te njerëzit, te e ardhmja e Shqipërisë, te demokracia dhe vlerat evropiane të qeverisjes së lirë. Do bëj çdo përpjekje që të sundojë demokracia dhe vlerta evropiane", tha Basha./ Tiranapost.al