• Shqip
  • English
  • E martë, 16 Korrik 2019
  • Shqip
  • English
  • Politikë Të gjitha

    Basha mbledh Kryesinë e PD-së, çfarë pritet të vendoset


    Pas takimit që ka zhvilluar paraditen e sotme me aleatët e PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e së mërkurës Kryesinë e partisë që ai drejton. Kujtojmë se në takimin me aleatët u vendos që të vijojnë bisedimet me ndërkombëtarët, të cilët kanë bërë apel për dialog mazhorancë-opozitë.

    Por përpos ndihmës që kanë kërkuar nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e situatës politike, opozitarët thonë se nuk janë tërhequr nga protestat.

    Nisur nga kjo situatë, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, pritet të merren vendime për aksionin e partive jashtëparlamentare, dhe qëndrimin që do mbajnë në vijim. /Tiranapos.al/