Politikë Te gjitha

Basha: Ky është narkoshteti i Ramës. Njerëzit e varfër i fut në burg, por Tahirin do ta mbajë të lirë


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dënuar qëndrimin e anëtarëve të Partisë Socialiste në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit.

Përmes një statusi në Facebook, Basha thotë se Rama po përpiqet me të gjitha mënyrat për të mbrojtur Tahirin nga drejtësia.

“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje. Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund!” shkruan Basha E.C/ Copyright TiranaPost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *