Politikë

Basha kundër integrimit? Futja në BE në këto kushte do ishte turpi i Europës

Basha kundër integrimit? Futja në BE në këto kushte do ishte

Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk meriton të futet në BE në këto momente. Sipas tij, futja në Europë e një vendi që sundohet në shumë aspekte njësoj si Venezuela do të ishte turp i Europës.

“Sot jemi një autokraci me një parlament të zgjedhur nga krimi dhe jo nga qytetarët, me një kryeministër bashkëpunëtor të krimit. Kështu nuk shkohet në Europë. Këtë e di unë, e dini ju, dhe jam i bindur që këtë e di çdo europian. Futja në Europë e një vendi që sundohet në shumë aspekte njësoj si Venezuela do të ishte turp i Europës. Pra nuk ka asnjë shans që Shqipëria të shkojë në Europë në këtë mënyrë. Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë europiane dhe Europa e vërtetë nuk ka aleat më të mirë dhe garanci më të madhe se PD dhe aleatët e saj që do vazhdojnë betejën për çlirimin e vendit nga krimi i organizuar", deklaroi sot Basha pas takimit me drejtorin për Zgjerim në BE, Danielson.

Parlementi Europian deklaroi para dy ditësh se Shqipëria po përparon me hapa të shpejtë drejt BE, ndërsa shtoi se qeveria shqiptare është në rrugën e duhur. Por kryetarja e Delegacionit të PE në Komisionin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Monica Macovei tha se opozita me veprimet e saj, po provon se nuk po punon për përafrimin e Shqipërise me BE./Tiranapost/A.C

http://www.tiranapost.al/parlamenti-europian-qeveria-ne-rrugen-e-duhur-opozita-po-provon-se-spo-punon-per-afrimin/